Deputetja e AAK-së i reagon Abdixhikut: Si të ndihmoi baba i nuses me tendera në KEK?!

Aktuale

Deputetja e AAK-së i reagon Abdixhikut: Si të ndihmoi baba i nuses me tendera në KEK?!

Nga: A.Zh Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:35
Time Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku.

Kadrijaj ka thënë se Abdixhiku po mundohet të krijojë hapësirë brenda LDK-së, përmes fyerjeve e denigrimeve kundër deputetëve të tjerë që, sipas saj, nuk mendojnë si ai.

Ajo e ka pyetur Abdixhikun se si e ka krijuar pasurinë me pagën në Riinvest dhe si e ndihmoi atë babai i nuses me tenderë në KEK, përcjell Bota sot.

Reagimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

Duke tentuar të krijoj hapsirë mbrenda LDK-së, zoti Abdixhiku ka filluar me fyrje e me denigrime kundër deputetëve dhe në përgjithsi kundër të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai. Gjithmonë jam mundu të jem korrekt me kolegë deputet, por z. Abdigjiku duke i fyer koleget e tij me detyroi të ia përkujtoj shkurt dy gjëra:

E para, si arrite të krijosh gjithë këtë pasuri me një pagë të Riinvestit?

E dyta: atë ndihmoj baba i nusës me tendera ne KEK, apo ti i ndihmove atij të punësohet aty? Besoj që këto pergjigje gazetarët munden t’i verifikojnë shumë lehtë! Pa dashur me e ofendu askënd por duke besu në vlerat e Parlamentit u detyrova të i reagoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat