Ambasadori francez: S’kemi vija të kuqe në marrëveshjen Kosovë – Serbi

Aktuale

Ambasadori francez: S’kemi vija të kuqe në marrëveshjen Kosovë – Serbi

Më: 21 mars 2019 Në ora: 23:15
Frederick Mondoloni

Duke folur për TV N1, Mondoloni ka thënë se u takon të dy palëve të gjejnë zgjidhjen e përbashkët dhe t’i shqyrtojnë të gjitha mundësitë që konfliktit të zgjidhet me kompromis.

“Ne nuk jemi për ose kundër (ndryshimit të kufijve). Nëse zgjidhja është e pranueshme për të dy palët dhe sjell stabilitet për rajonin, për ne është e pranueshme”, citohet të ketë thënë Mondoloni.

Ai ka shtuar se çështja e Kosovës nuk bën ta bllokojë integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Sipas këtij medium serb, Franca ka qenë kritike edhe lidhur me transformimin e FSK-së në Ushtri. Ka thënë se situata aktuale nuk është e mirë as për Serbinë dhe as për Kosovën dhe se kjo situatë reflektohet negativisht në BE.

Ai në fund ka njoftuar se kryetari francez Emmanuel Macron do ta vizitojë Serbinë në korrikun e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat