Faton Topalli në emër të PSD-së, tha se e mbështesin në parim këtë rezolutë, mirëpo kishte dhe kritika në disa pika, që siç thotë ai kanë ardhur si mungesë e diskutimeve dhe harmonizimit me gjithë grupet e tjera parlamentare.
Sipas tij, në këtë mënyrë po mundohen që të sjellin Rezoluta që nuk mund të ketë ndikim të drejtpërdrejt në Qeveri.
“Kazinotë janë të rrezikshme për shkak të varfërisë. Politika më e mirë kundër varfërisë dhe kazinove dhe lojërave të fatit është politika e mirëqenies sociale. Ky problem nuk është i ri, është shumë i vjetër. Pse Avdullah Hoti sa ishte ministër nuk e shtroi këtë çështje. Sikur propozuesit të sillnin një rezolutë të mirëfilltë do të takoheshim dhe do diskutonim për të pezulluar tërësisht këtë ligj. Mirëpo i ka kapur ndenja e numrave të opozitës që solli dhe mbajnë rezoluta kot”, tha Topalli.