Fundi i bastoreve në Kosovë, po mbyllen të gjitha

Aktuale

Fundi i bastoreve në Kosovë, po mbyllen të gjitha

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Me 74 vota pro dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën e propozuar nga LDK-ja për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit.

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, të gjitha partitë mbështetën rezolutën. Pas këtij vendimi ka ardhur aktivizimi i Administratës Tatimore të Kosovës është aktivizuar.

ATK ka vendosur mbylljen e të gjitha lokaleve që ushtrojnë veprimtari të tilla. Vendimi nga ky organ vlenë deri në marrjen e një vendimi të ardhshëm.

Media ka dalur në terren ku ka vërejtur se shumica e bastoreve dhe kazinove janë mbyllur dhe janë në proces të mbylljes.

Veprimi ka ardhur pas vrasjeve që kanë ndodhur në javën e fundit ku një person është vrarë në Kazino në Suharekë e një tjetër në Lipjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat