Vuniqi: Kisha nderin të mirëpres Konsullin e Nderit të Kosovës në Bursa të Turqisë

Aktuale

Vuniqi: Kisha nderin të mirëpres Konsullin e Nderit të Kosovës në Bursa të Turqisë

Nga: Z.B Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:04
Foto nga takimi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, sot ka pritur Konsullin e Nderit të Kosovës në Bursa të Turqisë, z.Fahrettin Güneler, përcjell “Bota sot”.

Vuniqi përmes një statusi në Facebook ka shkrur se, në këtë takim kanë biseduar për shumë mundësi bashkëpunimi ku z.Güneler mund të jap kontributin e tij.

Postimi i plotë:


Sot kisha nderin të mirëpres Konsullin e Nderit të Kosovës në Bursa të Turqisë, z.Fahrettin Güneler, një njeri i jashtëzakonshëm dhe shumë i dashur. z.Güneler ka prejardhje nga Kosova, qyteti i Gjilanit familja e të cilit ka emigruar në Turqi qysh në vitet e 50-ta. z.Güneler është njëri ndër biznismenët më të susksesshëm të Turqisë, ish deputet i Parlamentit të Turqisë, një filantrop, njeri me vizion dhe me një dashuri të madhe për Kosovën. Biseduam për shumë mundësi bashkëpunimi ku z.Güneler mund të jap kontributin e tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat