Haradinaj i shkruan letër Jens Stoltenberg

Aktuale

Haradinaj i shkruan letër Jens Stoltenberg

Më: 23 mars 2019 Në ora: 11:34
Ramush Haradinaj

Me rastin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s, kryeministri i vendit përmes llogarisë së tij në Facebook, ka njoftuar se i ka shkruar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg.

Ja postimi i plotë i Haradinajt në Facebook.

Në njëzetvjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, sot i kam dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg. Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet, i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat