Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me deklaratën e të parit të vendit, Hashim Thaçi, pasi tha se UÇK-ja në tokë dhe NATO në ajër kapitulluan Millosheviqin.
Miftari shprehet se, “me sabotorët e profiterat dhe përçarësit e luftës si ju që UÇK-në e keqpërdorët për të fituar para e pushtet për vete, duke i vjedhur të gjitha fondet e luftës dhe duke e përçarë luftën e shenjtë të UÇK-së, e cila ishte e ç‘organizuar dhe e pa armatosur”.
Ai konsideron se Thaçi do ta sillte në gjunjë edhe ushtrinë e Amerikës si dhe do ta bankrotonte po ta kishin nën komandë që ta vidhnin e keqpërdornin sikur që vepruan me UÇK-në.
Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:
Hashim Thaçi: UÇK-ja në tokë dhe NATO në ajër kapitulluan Millosheviqin.!
..........
O presidenti i pakicave dhe shantazheve me hajna si ju me sabotorët e profiterat dhe përçarësit e luftës si ju që UÇK-në e keqpërdorët për të fituar para e pushtet për vete, duke i vjedhur të gjitha fondet e luftës dhe duke e përçarë luftën e shenjtë të UÇK-së, e cila ishte e ç ‘organizuar dhe e pa armatosur. UÇK nuk ishte as në tok as në qiell o genjeshtar .
Ju do ta sillnit në gjunjë edhe ushtrinë e Amerikës,do ta bankrotonit po ta kishin nën komandë që ta vidhnit e keqpërdornit sikur që ja bëtë UÇK-së,me hajna e tradhtar sikur ju nuk mbahet ni kotec i pulave e jo më një ushtri qlirimtate qe e lat rrugve e tradhtuat edhe luften edhe ushtart e luftes.