Ambasadori O’Conell: Mendimet e mia janë me të gjitha viktimat e konfliktit në Kosovë

Aktuale

Ambasadori O’Conell: Mendimet e mia janë me të gjitha viktimat e konfliktit në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 24 mars 2019 Në ora: 14:57
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Conell

Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Conell, ka folur për 20 vjetorin e bombardimeve të forcave të NATO-s kundër Serbisë.

Ai ka thënë se në këtë ditë, mendimet e tij janë me viktimat e konfliktit në Kosovë, përcjell Bota sot.

O’Conell ka thënë se familjet e tyre meritojnë mbështetje dhe respekt nga të gjithë.

“Në këtë ditë mendimet e mia janë me të gjitha viktimat e konfliktit në Kosovë. Ata dhe familjet e tyre meritojnë mbështetje, drejtësi dhe për të gjithë ne që të bëjmë atë që mundemi në shërbim të paqes”, ka shkruar ambasadori britanik në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat