Vëllai i Donjeta Pajazitaj flet pas dënimit të kushëririt të tyre me burgim të përjetshëm

Aktuale

Vëllai i Donjeta Pajazitaj flet pas dënimit të kushëririt të tyre me burgim të përjetshëm

Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:34
Donjeta Pajazitaj

Vëllai i Donjeta Pajazitajt mezi flet pak orë pasi vrasësi i motrës së tij u dënua me burgim të përjetshëm. Ai për media thotë se megjithatë tani për ta ka një lehtësim që drejtësia dha dënim të merituar për të akuzuarin, i cili është kushëriri i tyre, Naser Pajazitaj.

Gjykata Themelore e Pejës e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, duke e shpallur fajtor për vrasjen e Donjeta Pajazitajn në malet e Deçanit katër vjet më parë.

Vëllai i të ndjerës, Shkelqim Pajazitaj, ka folur pasi i akuzuari mori dënimin, të cilën familja e viktimës e kishin kërkuar gjatë këtyre viteve.

“Sot një vendim ma i mirë. Drejtësia e ka bo punën e vetë. Edhe pse nuk është vërtetu me bashkëpunëtorë, mirëpo iu dha dënimi i meritum atij që e ka marrë e e ka shti në kerr. Tash është një lehtësim”, ka thënë Pajazitaj.

Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta tani të ndjerën Donjeta Pajazitaj.

Pajazitaj ishte liruar nga akuza për këtë vrasje, por Gjykata e Apelit, më pas e kishte kthyer lëndën në rigjykim.

Pas kthimit të rastit në rigjykim, Naser Pajazitaj është dënuar me burgim të përjetshëm.

Sot u dha verdikti final nga Gjykata dhe Naser Pajazitaj është personi i dytë i dënuar me burgim të përjetshëm në Kosovë.

Në të njëjtin muaj me burgim të përjetshëm është dënuar Pjetër Ndrecaj, i cili u shpall fajtor për vrasjen e vajzës së tij 9-vjeçe dhe gruan e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat