Sejdiu tregon se çfarë raporte ka me Mustafën

Aktuale

Sejdiu tregon se çfarë raporte ka me Mustafën

Më: 27 mars 2019 Në ora: 23:25
Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka treguar se me çfarë raporte ka sot me kreun aktual Isa Mustafën, i cili në vitin 2010 e rrëzoi nga posti i kreut të LDK-së.

Ai ka treguar se personalisht ka shkuar për ta parë Mustafën i cili kohëve të fundit nuk ka qenë në gjendje të mire shëndetësore, por se ky i fundit nuk kishte vepruar njëjtë.

“Unë kam shkuar dhe e kam vizituar njeriun në shtëpinë e vet, për njerëzinë time. Shkova me Naim Jerliun, një mik i imi por edhe i tij. Ai (Mustafa) nuk ka qenë te une kur kam qenë në gjendje jo të mirë shëndetesore, por kanë qenë Lutfi Haziri dhe Agim Veliu”, ka deklaruar Sejdiu për Dukagjinin.

Ai ka treguar se si dy herë Mustafa i kërkoi takim, ku një here ndodhi dhe një herë dështoi.

“Jemi takuar me 2013 me iniciativën e tij që të shihemi dhe të bisedojme për garën për kryetar komune të Prishtinës. I kam thënë se analizat e mia tregojnë se mënyrën si ju ke qas Prishtinës ke me humbur dhe ashtu ndodhi. Poashtu i kam thënë se pa prezencën time në proces nuk të shkon puna mbarë dhe se e ke me rrisk fitimin e Prishtinës”, ka pohuar Sejdiu.

Ai ka treguar se Mustafa e ka thirrur sërish ta takoi edhe më 2014-tën, në para zgjedhjeve nacionale të flasin për listen zgjedhore por jo vetëm, por që nuk arritën të takohen.
Ndërkohë Sejdiu tregoi se si Mustafa nuk e kishte pritur dhe veç kishte bërë listen për deputet pa e njoftuar.

“Kur u takuam deklaroi se e kom ba listen. I thash se ajo listë tashmë është publiku dhe nuk jam që dal me heq këtë apo atë person”, deklaroi Sejdiu t’i ketë thënë Mustafës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat