Eksperti gjerman për Ballkanin: Nryshimi i kufijve mund të hapë kutinë e Pandorës

Aktuale

Eksperti gjerman për Ballkanin: Nryshimi i kufijve mund të hapë kutinë e Pandorës

Më: 29 mars 2019 Në ora: 08:48
Wolfgant Ischinger

Diplomati gjerman angazhohet për zgjidhjen e kontestit të Serbisë e Kosovës sipas shembullit të marrëdhënieve të dy Gjermanive.

Eksperti gjerman për Ballkanin Wolfgant Ischinger ka thënë se do të ishte i pari i cili do ta përshëndeste planin i cili has në mbështetje të gjerë në shoqëri e në Parlamentin e Serbisë, si edhe mbështetje njësoj të gjerë në Kosovës, sepse “atëherë do të ekzistonin parakushtet që të mos krijohet një fuqi e re baroti e një problem i ri”.

“Aktualisht jemi me mile të mos them me vite drite, larg nga parakushte e kushte të tilla”, ka thënë ai për gazetën “Politika”, e cila në numrin e saj të së premtes, 29 marsit, për të thotë se ka qenë krijues i planit për zgjidhjen e kontestit të Serbisë e Kosovës sipas modelit të “dy Gjermanive” në vitin 2007.

Ai ka thënë se problemi më i vështirë në rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës është “njohja ndërkombëtare e njërit dhe tjetrit entitet”.

Sipas fjalëve të tij, i ashtuquajturi plani i Ischingerit “ka pasur objekt që të arrihet marrëveshja e Beogradit e Prishtinës pa njohje të ndërsjellë ndërkombëtare”, ndërsa “me vetë këtë, i tërë ky problem të anashkalohet”.

“Ne në vitin 1972 në Gjermani kemi pasur situatë të njëjtë, kanë ekzistuar dy shtete gjermane, të cilat nuk janë njohur reciprokisht, megjithatë, kanë qenë të detyruara të vënë njëfarë bashkëpunimi dhe të dyja kanë dashur të kenë ulëse në OKB”, ka thënë Iscinger.

Ai ka vlerësuar se nuk ka ndryshuar shumëçka gjatë dhjetë viteve të kaluara, dhe ka shtuar se “do t’ia vlente të mendohet për atë se a mund të zbatohen disa elemente të planit të ashtuquajtu të Ischingerit në situatën e sotme”.

Në pyetjen rreth përkufizimit (razgranicenje), ai ka thënë se “çdo ndryshim i kufijve, këtë historia e ka dëshmuar, i shtyn njerëzit që të shpërngulen dhe shtrohet pyetja se a është dashur të arrihet kjo”.

“Dhe a shpie kjo në paqe apo deri te shkqet e reja për shpërthimin e konfliktit”. AI ka thënë se prandaj është shumë i shqetësuar se ndryshimi i kufirit mund të hapë kutinë e Pandorës, kuti nga e cila dalin probleme të reja, të cilat nuk çojnë në zgjidhje paqësore.

“Personalisht jam i gatshëm të dëgjoj nëse dikush mund ta zgjidhë këtë në mënyrë paqësore dhe si kjo do të ishte kjo zgjidhje e përhershme, e qëndrueshme”, ka shtuar ai, transmeton Aljazeera Balkans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat