Profesori i Parisit: As mbyllja e lojërave nuk do ia kthejë Kosovës fatin

Aktuale

Profesori i Parisit: As mbyllja e lojërave nuk do ia kthejë Kosovës fatin

Nga: N.H Më: 29 mars 2019 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në facebook, ka bërë një koment për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e lojërave të fatit.

Kraki konsideron se as mbyllja e lojërave nuk do ia kthejë Kosovës fatin, përcjell “Bota sot”.

“Sepse...këta që shesin moral e patriotizëm duke mbyllë lojëra fati kanë vite që luajnë me fatin e Kosovës dhe të popullit të saj”, ka shkruar ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

As mbyllja e lojërave nuk do ia kthejë Kosovës fatin...

Sepse...këta që shesin moral e patriotizëm duke mbylle lojra fati kanë vite që luajnë me fatin e Kosoves dhe të popullit të saj.

Janë ekspertë të mbylljes së fatit, jo të mbylljes së lojrave.
•••

Përndryshe, s’ka nevojë te jemi gjeni për ta kuptu që fati fiktiv përmes lojës dhe bixhozit nuk i duhet Kosovës. Kosova ka nevojë urgjente për fat real e për shpresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat