Media austriake: Thaçi nën presionin e Bolton dhe Gjykatës Speciale, përgatitet një tension në veri

Aktuale

Media austriake: Thaçi nën presionin e Bolton dhe Gjykatës Speciale, përgatitet një tension në veri

Më: 30 mars 2019 Në ora: 22:26
Hashim Thaçi

Prej në kohën kur presidenti Hashim Thaçi ka filluar të mbështesë shkëmbimin e territoreve me Serbinë, verën e kaluar, ka filluar të ulet jo vetëm mbështetja ndaj tij, por edhe ndaj partisë PDK. Kjo pasi Thaçi është në anën e një ideje që ka buruar nga serbët prej kohërave të vjetra, shkruan fillimisht media e njohur austriake “Der Standard”.

Më tutje media austriake tregon se kjo ide është biseduar nga 2016 në mënyrë sekrete nga presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuciq, kurse është mbështetur nga shumë lobistë amerikane dhe europianë si dhe nga shtetet si Hungaria, Austria, Franca dhe administrata Trump.

“E sigurtë është: presioni i administratës Trump mbi Thaçin është shumë i lartë – ideja e shkëmbimit të territoreve mbështetet veçanërisht nga Këshilltari i Sigurisë John Bolton. Thaçi ka qenë mjaft i lidhur me qeverinë amerikane në të kaluarën, kurse Kosova nuk mund të bëjë asgjë pa amerikanët,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e medias gjermanofone.

“Der Standard” përmend edhe Gjykatën Speciale, e cila gjithashtu u miratua në Kuvendin e Kosovës me presione të shumta nga Komuniteti Ndërkombëtar. Kjo Gjykatë mund të dënojë shumë ish komandatë të UÇK, që tashmë për të shpëtuar nga hetimet janë të gatshëm të lëshojnë pe.

 

Kërcënimi direkt për Thaçin dhe një konflikt në veri të Kosovës

Interesante është edhe përmendja e raportit të Dick Martyt dhe se Serbia ka dokumenta për krimet e UÇK, por që akoma nuk i ka dërguar në Gjykatën Speciale.

“Sekretari gjeneral në ministrinë e jashtme serbe, Veljko Odalović, i cili gjatë luftës së Kosovës kishte funksione të rëndësishme, ka thënë se është krijuar një grup pune, që ka përpiluar dokumentat për ti dërguar në Gjykatën e Hagës. Dokumentat flasin për lidhje të komandantëve në trafikimin e organeve njerëzore, veçanërisht në rajonin e Dukagjinit dhe Drenicës. Kjo është një paralajmërim për Thaçin, i cili gjatë luftës ishte komandant në Drenicë,” përcjell foldrejt.com.

Në fund media austriake jep edhe një paralajmërim se mes “diplomëtave prej tani është shfaqur një shqetësim, që në veriun e Kosovës përgatitet një konflikt i armatosur, që do shtynte deri te ndarja e Kosovës.”/Foldrejt.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat