Haradinaj: Ka punësime të familjarëve në Qeveri, por edhe po rritet punësimi në Kosovë

Aktuale

Haradinaj: Ka punësime të familjarëve në Qeveri, por edhe po rritet punësimi në Kosovë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 11:13
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pranuar sot se punësimet familjare në Qeverinë që ai e udhëheq ka, por numri i tyre nuk është shumë i lartë.

Haradinaj ka thënë sot para gazetarëve se punësime familjare në Qeveri ka deri tani, por thotë se nuk janë vetëm AAK që po punëson njerëz të vet nëpër institucione publike.

Ai po thotë se vendet e punës  po krijohen edhe në ekonomi dhe se po ka një rritje të punësimit në vazhdimësi pas taksës 100% ndaj Serbisë.

“Masiv nuk është, por ka. Në konkurse mund të gjeni që ka të AAK-së, por nuk janë vetëm ata. Vendet e punës kryesisht do të krijohen me ekonomi dhe inkurajoj plot njerëzit që të marrin iniciativa si sipërmarrës. Ka një rritje të punësimit në vazhdimësi. Sidomos tani pas taksës është rritur numri i të punësuarve”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat