Isa Mustafa: LDK tani nuk ka kandidatë për kryetar e as kryetar në largim

Aktuale

Isa Mustafa: LDK tani nuk ka kandidatë për kryetar e as kryetar në largim

Nga: G.B Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:14
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për zgjedhjet e brendshme në LDK, ku ka thënë se kandidimet për kryetarë të degëve dhe për kryetar të LDK-së do të bëhen në Kuvendet e degëve dhe se tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se LDK i fillon dhe i kryen duket respektuar vullnetin e shumicës, i cili do të dihet pasi të mbyllet procesi në degë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimin e mëtejmë të kësaj Lidhjeje, që gëzon besimin më të madh në Kosovë.
Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshmë dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK. Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të sukseshme në nëndegë dhe në degë. Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për Kyetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së. Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit.
Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces. IM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat