Berisha për migrimin: Edhe gjermanët po ikin nga periferitë

Aktuale

Berisha për migrimin: Edhe gjermanët po ikin nga periferitë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 00:37
Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se trendi i ikjes së kosovarëve drejt vendeve perëndimore nuk është “ashtu siç po e bëjnë të tjerët”.

Berisha në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7 ka krahasuar migrimin e kosovarëve drejt vendeve perëndimore me largimin e gjermanëve nga zonat rurale, në ato urbane.

“Gjermanët po ikin nga periferitë dhe po dalin në qendrat urbane. Gjermanët, të cilët janë qendra e Evropës. Kjo nuk është qeveri fragjile, por është qeveri dinamike. Qeveri ma dinamike, na e dimë, ti s’ke pasur kurrë”, ka thënë Berisha.

“Është trend evropian. Njerëzit po ikin nga periferitë”.

Bekë Berisha ka deklaruar se ikja e kosovarëve nga vendi i tyre është propaganduar.

Ai po ashtu ka sqaruar deklarimin e tij të para disa javësh kur pati thënë se “jashtë Kosovës nuk është më mirë se këtu”. Berisha ka thënë se Gjermania është më e zhvilluar se Kosova, por është shprehur se gjermanët e kanë zhvilluar vendin për veten etyre, jo për të huajt.

“Gjermania është më e zhvillume se Kosova. Ata e kanë zhvillu vendin e vet për gjermanët, jo për shqiptarët. Shqiptarët që shkojnë atje nuk janë duke bërë sefa”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat