Vjosa Osmani tregon pse nuk e votoi Isa Mustafën për kryeministër

Aktuale

Vjosa Osmani tregon pse nuk e votoi Isa Mustafën për kryeministër

Më: 4 prill 2019 Në ora: 22:09
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka folur për zgjedhjet e partisë, ku ajo përmendet si kandidate e mundshme për të marrë kreun e LDK’së.

Osmani në emisionin “Pressing” ka folur edhe për koalicionin që kishte lidhur Isa Mustafa më PDK’në.

Osmani ka thënë se nuk ka votuar kurrë kundër Mustafës në Kuvend, por thotë se ka votuar kundër lokacionit PDK-LDK.

“Nuk kam votuar kundër Isa Mustafës. Kam votuar koalicionit PDK-LDK. Nuk jam penduar për ketë votim. Kurrë nuk ka qenë votë kundër tij. Në asnjë rast nuk kam votuar kundër Isa Mustafës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se Isa Mustafa e ka ditur këtë qëndrim shumë moti.

“ Ai më njeh shumë gjatë. E din shumë mirë se çfarë dëshpërim dhe zhgënjimi kemi pasur në momentin që është nënshkruar koalicioni me PDK. Për mua ka qenë një shok i madh kur ka ndodhur koalicioni me këtë parti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat