Veseli: Ramosaj, shembull i gruas shqiptare

Aktuale

Veseli: Ramosaj, shembull i gruas shqiptare

Më: 5 prill 2019 Në ora: 19:27
Kadri Veseli

Kryekuvendari Kadri Veseli e ka quajtur ish-luftëtaren Fetnete Ramosaj si “zë emblematik të luftës sonë çlirimtare”.

Me rastin e ndarjes nga jeta të Ramosajt, Veseli shprehu ngushëllime familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të saj duke thënë se ajo do të mbetet përherë shembull i gruas shqiptare.

“Fetnete Ramosaj, zëri emblematik i luftës sonë çlirimtare, u nda nga ne. Vetëm fizikisht, sepse në kujtesën e bashkëluftëtarëve dhe të mbarë kombit, do të mbetet gjithmonë shembull i gruas shqiptare, që përkrah burrave, ishte aty ku e kërkonte ëndrra jonë e madhe për liri. Ngushëllime familjes dhe gjithë bashkëluftëtarëve që patën fatin të luftojnë me të për atdheun tonë”, shkroi Veseli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat