Murtezaj: Zgjedhjet në LDK janë gjithmonë të interesit të konsiderueshëm dhe atraktive

Aktuale

Murtezaj: Zgjedhjet në LDK janë gjithmonë të interesit të konsiderueshëm dhe atraktive

Nga: N.H Më: 5 prill 2019 Në ora: 22:08
Valon Murtezaj

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, përmes një postimi në Facebook, ka folur për zgjedhjet brenda LDK-së.

Murtezaj thotë se, zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës janë gjithmonë të interesit të konsiderueshëm dhe atraktive.

Sipas tij, është e nevojshme që në mënyrën e duhur të veprohet duke u bazuar në vlerat, qëndrimet dhe sjelljet udhëheqëse, që do sjellin në pah një lidership adekuat.

Ja shkrimi i tij:

Zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës janë gjithmonë të interesit të konsiderueshëm dhe atraktive.

S’ka si të jetë ndryshe sepse zhvillimet në LDK kanë një reflektim direkt në zhvillimet e Kosovës në përgjithësi.

Retrospektiva e thjeshtë në tre dekadat e kaluara e tregon këtë më së miri.

Në kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të jetë aftësia politike që demonstron kapacitet të efektit progresiv në të tjerët.

Në këtë rast fillimisht në pasuesit e LDK-së (që zakonisht në gjuhën e përditshme quhet elektorati i LDK-së).

Por, duhet ta kemi parasysh që ky efekt ndikues nuk është i kufizuar vetëm në LDK-në si një organizatë.

Në të njëjtën kohë impakti ndikues është në ambientin rrethues shumë më të gjërë.

Ambienti rrethues është - përveç politikës kosovare - politika rajonale dhe poashtu ndërveprimi në dimensionin evropian. Kjo duke pasur parasysh përcaktimin e qartë të Kosovës për integrim evropian dhe euroatlantik.

Pandashëm, poashtu, ky proces, është i lidhur me udhëheqjen e Kosovës në dekadën e ardhshme, dhe rrjedhimisht me efekt për njeriun e Kosovës, në dekadat e ardhshme.

Prandaj, dimensionaliteti i aftësisë politike i udhëheqjes së LDK-së, është shumë i rëndësishëm.

Prandaj, dhe është e nevojshme që ne, në mënyrën e duhur të veprojmë duke u bazuar në vlerat, qëndrimet dhe sjelljet udhëheqëse, që do sjellin në pah një lidership adekuat me kompetenca sociale dhe të marrëdhënieve të atij dimensioni që siguron zhvillim dhe progres të përshpejtuar në të gjitha sferat e jetës për vendin tonë, dhe ndërton Kosovën moderne dhe europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat