Vendosi ta braktis Kosovën – Xhevdet Qeriqi tregon arsyet

Aktuale

Vendosi ta braktis Kosovën – Xhevdet Qeriqi tregon arsyet

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:09
Xhevdet Qeriqi

Ish-luftëtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, i cili është edhe Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, ka vendosur ta braktisë Kosovën.

Ai në Sytë 7 tregoi arsyet që e shtynë ta marrë këtë vendim.

“Gjendja ime shëndetësore nuk është mirë, kjo për shkak të plagëve të luftës pas ndërhyrjeve të shumta. Edhe gjendja ekonomike edhe ajo shëndetësore më kanë shtyre ta marrë këtë vendim”

“Kam shpresuar shumë nga kryeministri që së paku në këto vendimet e fundit që janë marre, do të merret edhe ndonjë vendim për veteranët e luftës”.

Qeriqi gjithashtu tha se nuk është ndjerë mirë kur morri vendimin për t’u larguar nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat