Zogaj: Sistemi i korruptuar është instalu prej kohësh!

Aktuale

Zogaj: Sistemi i korruptuar është instalu prej kohësh!

Nga: N.H Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:20
Petrit Zogaj

Analisti politik, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment rreth korrupsionit në vend.

Ai përmes një shkrimi të gjatë, thotë se, korrupsioni në Kosovë nuk është më i madh sesa ai i para 10 viteve. Sipas tij, mundet me lëviz në margjina, por jo aq shumë.

“Sot ka më shumë banalitet në qeverisje, kjo po, por sistemi i korruptuar është instalu prej kohësh”, ka shkruar ai.

Ja shkrimi i plotë:

Korrupsioni ne Kosove nuk është me i madhe sesa ai i para 10 viteve. Mundet me lëviz ne margjina, por jo aq shume. Sot ka me shume banalitet ne qeverisje, kjo po, por sistemi i korruptuar eshte instalu prej kohesh.

E po me vite, parti majtas e djathtas (pervec qe LV me pak dhe pa qene ne pushtet) jane mbeshtetur nga nje pjese e medias, ani pse ishte e qarte qe korrupsioni po instalohej e po lulzonte. E kjo strukture e medias, e dinte e para se cfare po behej ne institucione publike e si po menaxhohej pasuria publike. Ne fakt, media, nje numer i madhe i tyre, me vite kane sherby sikur te ishin kompani te PR-it per keto parti te korruptuara. I kane mirembajte ne pushtet nje pjese te partive politike (PDK ketu eshte konstantja), nderkohe qe te tjerat i kane shantazhu ne menyra te ndryshme. Tash, kur them media, flas per botuesit, kryeredaktoret e drejtoret, e jo per gazetaret qe kane punu per nje rroge mujore. Te paret, kane ushtru funksionet e shefave te zyreve te marredhenieve me publikun, nderkohe qe punetoret ishin sikur sherbyes civil.

E gjithe marredhenia ne mes kryetareve te partive ne pushtet dhe udheheqesve te medias ka qene raport korruptiv. Nese jo dicka sikur e ‘e bej nje lajm, e marre nje favor’, ne pergjithesi eshte menduar e ditur sakte se nese ‘media’ e mban nje qendrim te caktuar, do te favorizohet botuesi/shefi per kete gje. Ka ndodhe dhe vazhdon me ndodhe tash. Nese dikur ka qene me pak e ditur, sot dihet ashiqare kush ke e mbeshtete dhe pa ndonje shqetesim intelektual se po e ben nje gje te demshme per shtetin e shoqerine.

Keta njerez te moshes madhore, kur para 10-15 viteve e kane mbeshtete kete sistem te korruptuar, nuk besoj qe kane mendu qe ‘megjithese sistemi eshte i korruptuar, prapaseorape do te ndertojme shtet te drejte e te mireqenies’. Pra, e kane ditur shume mire qe duke e mbeshtete kete sistem korruptiv, rezultatet do te jene keto qe i kemi tash; pak shtet, pak drejtesi e pak ekonomi.

Megjithate, nuk them qe i gjithe faji eshte i tyre, por edhe pa faj nuk jane. Jane bashkefajtor, e duke qene te tille, asesi nuk mund te jene zgjidhja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat