PDK deklarohet pasi PSD, AAK dhe Nisma e çuan në Kushtetuese Thaçin

Aktuale

PDK deklarohet pasi PSD, AAK dhe Nisma e çuan në Kushtetuese Thaçin

Më: 8 prill 2019 Në ora: 17:29
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Pas një viti bllokim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javë më parë ka emëruar anëtarët e rinj të këtij komisioni.

Por ai ka vendosur t’i lë pa përfaqësues në KQZ, Nismën, Partinë Socialdemokrate dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas këtij vendimi, që të tre kryetarët e grupeve parlamentare të mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës, sot kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit, sipas tyre, Thaçi ka shkelur të drejtat e tyre si grupe parlamentare.

Rreth veprimit të PSD-së, Nismës dhe AAK-së, është deklaruar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Për media, ai tha se kanë të drejtë ta bëjnë këtë veprim, dhe që shpreson që Gjykata të qartësojë të gjithë çështjen e emërimve në KQZ.

“Është e drejtë e tyre dhe shpresoj se Gjykata Kushtetuese do ta qartësojë për të gjithë çështjen e emërimeve në KQZ”, ka thënë Memli Krasniqi..

Të kontaktuar edhe presidencën, këta të fundit janë përgjigjur rreth veprimit të PSD-së, AAK-së, dhe Nismës.

Ndryshe, anëtarët e rinj të KQZ-së janë: Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Qemail Kurtishi, Ercan Shpat dhe Stevan Veselinoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat