Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se, anë bërë 20 vjet kur forcat tona çlirimtare bashkuan armët në Betejën e Koshares, për të thyer kufirin mes shqiptarëve përcjell “Bita sot”.
Haradinaj ka thënë se,” Janë bërë 20 vjet kur forcat tona çlirimtare bashkuan armët në Betejën e Koshares, për të thyer kufirin mes shqiptarëve. Sot përulemi para heroizmit të atyre që dhanë jetën, qindra të plagosurve, sakrificës së Luftëtarëve të Lirisë, për lirinë që e jetojmë ne sot.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit RH”, ka shkruar ai në Facebook.