Arifi: Serbia ndihmon me miliona serbët e Kosovës, por Kosova e Shqipëria s’interesohen fare për shqiptarët e Preshevës - Bota Sot
Arifi: Serbia ndihmon me miliona serbët e Kosovës, por Kosova e Shqipëria s’interesohen fare për shqiptarët e Preshevës

Aktuale

Arifi: Serbia ndihmon me miliona serbët e Kosovës, por Kosova e Shqipëria s’interesohen fare për shqiptarët e Preshevës

Më: 10 prill 2019 Në ora: 21:42
Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ndërsa ka folur për gjendjen ekonomike në komunën që drejton tha se kur ka marrë pushtetin në vitin 2016 ka gjetur Preshevën në një katastrofë.

Ai thotë se kishte papunësi të lartë, migracionin e forcuar, një shoqëri të margjinalizuar në baza lokaliste.

“Kemi gjetur një atmosferë politike agresive, pasi kryetari i mëhershëm ka qenë një nacionalist i theksuar e jo një patriot. Në shumicën e rasteve nacionalistët janë pak budallenj”, tha Arifi në Dukagjin.

Pas kësaj deklarate Bekim Kabashi e pyeti se sa është duke i përmbushur premtimet e dhëna për zhvillim ekonomik.

“Keni vërejtje për politikën për qeverisjen lokale pasi ke ardhur me premtimin se do të sjellësh investitor. A është realizuar premtimi për vende pune, pasi qytetarët kanë dilema të mëdha nëse me qëndruar në Preshevë, me u zhvendos me jetuar në Kosove apo në perëndim”, deklaroi Kabashi.

Kryetari i Preshevës tha se premtimin e tij për zhvillimin ekonomik dhe hapje të reja të vendeve do ta mbajë.

“Premtimi ka qenë real sepse kemi besuar në politikën tonë që ka shtyllë zhvillimin ekonomik. I kemi dy investitorë nga gjermania në Zonën Industriale”, deklaroi ai.

Por Arifi tha se dy qeveritë si ajo e Kosovës ashtu edhe ajo e Shqipërisë nuk kanë bërë sa duhet për Luginën.

“Duhet ta bëjmë të qartë se me zhvillu ekonominë në një vend ku Serbia na dezhvillon dhe Kosova e Shqipëria na kanë neglizhuar është një problem i madh. Mandati im ka edhe tre vite dhe e kam obligim premtimet e dhëna me i realizuar”, tha Arifi.

Ndërsa Bekim Kabashi i tha Arifit se politika në Kosovë interesohet veç për politika të brendshme dhe rasti është i korrigjimit të kufirit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...