Haxhiu: Kryeministri Haradinaj duhet të shkojë në shtëpi

Aktuale

Haxhiu: Kryeministri Haradinaj duhet të shkojë në shtëpi

Më: 11 prill 2019 Në ora: 16:35
Albulena Haxhiu

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për largimin e qytetarëve nga Kosova ka folur edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Ajo është shprehur se në Kosovë ka humbje të madhe të shpresës dhe kjo është arsyeja pse po ikin qytetarët.

Ajo gjithashtu ka thënë se kryeministri Haradinaj do duhej të ishte në seancë në mënyrë që të tregonte si do të adresoj largimin e qytetarëve nga Kosova dhe të distancohet nga deklarata e këshilltarit të tij Halil Matoshi.

“Që thonë që i kanë ra pishman për seancë të jashtëzakonshme, do të ishte mire të pendohen për disa veprime tjera dhe po e them këtë sepse është e rëndësishme kjo seancë.

Kosova po përballet me një largim në heshtje të qytetarëve të Kosovës, sepse pa një humbje të madhe të shpresës nuk do të ndodhte dhe kjo shihet.

Dëshprimi i madh i të rinjve dhe të rejave që kanë me pushtetin e bëjnë të vështirë jetën e tyre në Kosovë.

E kam thënë edhe më herët dhe po e them prapë që sot 20 vite pas luftës është e vështirë të jesh qytetar I Kosovës sepse askush nuk ka besuar se 20 vite pas luftës do të përballemi me një gjendje të tillë.

Kryeministri Haradinaj do të duhej të ishte këtu për 2 arsye, me na tregu se si e adreson këtë eksod dhe të distancohej nga deklaratat skandaloze të këshilltarit të tij, Halil Matoshi.

Me e bo një deklaratë të tillë ose duhet të jesh i verbuar nga pushteti e luksi ose unë nuk e di si nuk po shohin këta njerëz.

Dhe kryeministri do të duhej të na tregonte se si mundet që ende të qëndroj kryeministër kur sheh të rinjtë para ambasadave.

Dhe e kemi parë se nuk ka asnjë plan e asnjë strategji, por pagën vetit ia ka bërë 3000 euro, ky kryeministër duhet të shkoj në shpi.

Ai nuk e ka marrë mundin që të jetë qoftë edhe 1 minutë në këtë seancë për të respektuar mundin e deputetëve dhe të respektohen qytetarët”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat