Hoxhaj godet Haradinajn: Kosova nuk ishte kaq keq kur kryeministri ishte i PDK-së - Bota Sot
Hoxhaj godet Haradinajn: Kosova nuk ishte kaq keq kur kryeministri ishte i PDK-së

Aktuale

Hoxhaj godet Haradinajn: Kosova nuk ishte kaq keq kur kryeministri ishte i PDK-së

Më: 13 prill 2019 Në ora: 13:24
Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor të saj në Prizren. Zëvendëskryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova e vitit 2019, nuk është ajo që ka qenë deri në vitin 2014, sa ishte PDK-ja nën udhëheqje të saj.

Hoxhaj tha se këto zgjedhje të brendshme, nuk janë vetëm garë e brendshme për atë se kush do të jetë në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, por është gara e cila po fillon që PDK ta rikthejë Prizrenin. Ai shtoi se në politikë ka gara të brendshme, por garat më të rëndësishme janë ato që i bëjmë me subjekte politike, pra garat e jashtme.

“Edhe Kosova e 2019-ës nuk është ajo që ka qenë deri në 2014-ën, sa ka qenë PDK-ja në udhëheqje të vendit në qendër. Sot në 2019-ën, ndërkombëtarët më pak i besojnë Kosovës, por edhe qytetarët i besojnë më pak Kosovës. Në këtë drejtim, neve na duhet që si parti e shpresës, e besimit, e optimizmit, që ta rikthejmë besimin në shtet. Këtë punë mund ta bëjë vetëm PDK-ja, dhe këtë punë mund ta bëjë vetëm Kadri Veseli, kur të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës”, deklaroi zëvendëskryetari i PDK-së.

Hoxhaj tregoi se në zgjedhjet e brendshme të PDK-së deri më tani kanë marrë pjesë diku 39 mijë anëtarë të PDK-së në nivel vendi, në 20 degë. Deri më tash prej 1142 degëve, në 900 degë ka 500 anëtarë të rinj që i udhëheqin këto degë.

“Por përtej kësaj fokusi ynë kryesor do të jetë që PDK-ja të koncentrohet sa më shumë tek anëtari. Anëtari, përkrahësi, aktivisti dhe votuesi i partisë do të jetë prioritet i joni si Parti Demokratike e Kosovës. Por, mbi të gjitha duam ta rrisim mirëqenien dhe punësimin në Kosovë”, tha Hoxhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...