Deputeti i LDK-së: Në Kosovë s’protestohet, sepse Veseli e ka bërë Zvicër e Haradinaj Gjermani

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Në Kosovë s’protestohet, sepse Veseli e ka bërë Zvicër e Haradinaj Gjermani

Nga: N.H Më: 13 prill 2019 Në ora: 21:18
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ku raportohet për mbajtjen e tri protestave sot në tri kryeqytete ballkanike.

“Vetëm në Kosovën e shëndrruar në Zvicër nga Kadri Veseli dhe Gjermani nga Ramush Haradinaj, mbretëron “kënaqësia ” e qytetarëve , të cilët janë të gëzuar shumë që më në fund familjarët e stërvuajtuar e koalicionit PAN po rehatohen”, ka ironizuar Avdyli.

Sonte, opozita ka protestuar në tri kryeqytete, në Tiranë (ende po vazhdon), Beograd dhe Podgoricë.

“Ne si LDK s’do protestojmë më pa u marrë vesh këta mes vete, se kush ishin më shumë SHIK, ata që janë në VV apo ata që dolën. E SHIK-u po vazhdon me privatizu Kosovën , përvetësu e keqpërdor pasurin saj për të blerë çdo gjë duke përfshirë edhe qetësinë sociale. Jeta e lumtur e kosovarëve vazhdon, por shumë nga ata spo jetojnë aty më”, ka shkruar në fund deputeti i LDK-së nga Prizreni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat