OVL e UÇK: Nexhat e Fadil Demaku shkuan në vuajtje të dënimit, arrestohen vëllezërit Demaj

Aktuale

OVL e UÇK: Nexhat e Fadil Demaku shkuan në vuajtje të dënimit, arrestohen vëllezërit Demaj

Më: 13 prill 2019 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas arrestimit të vëllezërve Driton, Agim e Selman Demaj dhe pas shkuarjes në vuajtje të dënimit të kryetarit të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku.

“Dje u dërguan në vuajtje të dënimit kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku e ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku, ndërsa sot arrestohen dhunshëm vëllezërit Driton, Agim e Selman Demaj në cilësinë e të dyshuarit”, thuhet në reagimin e OVL-së.

OVL e UÇK thotë se për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tyre, edhe grupi i Drenicës janë dënuar pa prova materiale, me vetëm një deklaratë të një pale, e që është absurd i kësaj drejtësie, që fatkeqësisht po e zbaton drejtësia e Kosovës.

“Na i brengos fakti që kriminelët serbë shëtisin lirshëm kudo në Kosovë dhe nuk gjykohen për krimet që i kanë bërë, por po gjykohen e dënohen me akuza të rrejshme luftëtarët e lirisë”, mbyllet reagimi i OVL të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat