Zbulohet skenari i Thaçit për zgjedhjet në veri

Aktuale

Zbulohet skenari i Thaçit për zgjedhjet në veri

Më: 14 prill 2019 Në ora: 19:25
Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron vonesën e zgjedhjeve në veri me prapavijë politike.

Deputetja Albulena Haxhiu e quan të ligjshëm procesin zgjedhor por jo edhe vonesën pesë mujore.

“Ne vazhdojmë të kemi paqartësi sepse deri më tani është prolonguar shpallja e zgjedhjeve. Në këtë kuptim në fakt, ne si lëvizje Vetëvendosje natyrisht e kemi parë si komplet proces të ligjshëm por vonesat nuk i ka shpjeguar askush se pse ky proces është shtyrë deri në pesë muaj. Ajo çfarë ne jemi të brengosur është se duke e njohur presidentin Thaçi ne nuk mund të kemi besim të plotë që ky skenar, me këto zgjedhje nuk pa pas vetës ndonjë projekt të tij”, tha Haxhiu.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës të drejtë vote kanë 58 mijë e 520 votues me një dallim prej 1507 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të datës 22 tetor të vitit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat