Analistët: Çfarë po kërkon Rusia në Ballkan?

Aktuale

Analistët: Çfarë po kërkon Rusia në Ballkan?

Më: 14 prill 2019 Në ora: 19:26
Foto ilustruese

Redaktori i gazetës Podgorica Daily Goran Popoviq tha për New M të Malit të Zi, se Rusia nuk është e kënaqur me trajtimin dhe pozitën e saj aktuale në Ballkan.

Sipas tij, integrimi i Malit të Zi në BE është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur vendin nga ndikimi i fuqive të huaja.

Siç tha ai, në Mal të Zi ka ende organizatat politike dhe individë, të cilët kundërshtojnë anëtarësimin në NATO dhe përdorin çdo mundësi për të prodhuar jo stabilitet për të ripërcaktuar vendimin për anëtarësim në Aleancën Veri-atlantike.

"Pra, ky është një fakt dhe është e qartë se prapa këtyre protestave qëndrojnë disa organizata politike që janë udhëzuar nga jashtë", tha Popoviq.

Analisti politik Dushan Janjiq vlerëson se kur bëhet fjalë për Malin e Zi dhe Serbinë aty ka një "ndikim të rëndësishëm Rusia e lindjes”.

"Unë personalisht mendoj se Rusia manipulon me sukses një pjesë të protestës, apo njerëzve," tha Janjiq.

Të dy ata pajtohen se prapa protestave në Mal të Zi dhe në vendet e rajonit qëndrojnë forca të jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat