Zemaj: LDK-ja ka kultivuar thellimin e miqësisë me SHBA-të dhe BE-në

Aktuale

Zemaj: LDK-ja ka kultivuar thellimin e miqësisë me SHBA-të dhe BE-në

Nga: Z.B Më: 14 prill 2019 Në ora: 20:06
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në një intervistë për “Bota sot”, ka thënë se, që nga themelimi e deri në ditët e sotme, LDK-ja ka kultivuar thellimin e miqësisë me SHBA-të dhe BE-në, sepse LDK të vetmen rrugë për Kosovën e sheh atë të integrimit euro-atlantik.

“Në cilën do fazë të shtetndërtimit të vendit, LDK është sjellë komfor këtij parimi. Po nga prizmi i këtij parimi e kemi parë edhe letrën e Presidentit Trump, në kërkesën e të cilit për unitet, LDK i është përgjigjur duke treguar gatishmëri për marrjen e përgjegjësisë për të gjitha proceset në të cilat po kalon vendi në proporcion me fuqinë politike që përfaqëson, tha deputeti nga radhë t e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj

Ndë rsa, ai tha se, LDK raportin Kosovë – SHBA e sheh shumë më tepër se sa vetëm një raport bilateral andaj edhe si i tillë duhet ruajtur dhe kultivuar me kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat