Haliti i reagon Sejdiut: Është hera e fundit që ofendon - Bota Sot
Haliti i reagon Sejdiut: Është hera e fundit që ofendon

Aktuale

Haliti i reagon Sejdiut: Është hera e fundit që ofendon

Më: 15 prill 2019 Në ora: 14:22
Xhavit Haliti i reagoi ashpër deputetit të pavarur Korab Sejdiut

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i reagoi ashpër deputetit të pavarur Korab Sejdiut, pak pasi që ky i fundit citoi nenin që ja lejon atij të marrë fjalën në Kuvend.

Teksa fillimisht Haliti tha se edhe pse nuk është në bazë të rregullave po i jep fjalën Sejdiut, deputeti i pavarur menjëherë citoi rregulloren me anë të së cilës thotë se i lejohet të flasë.

Por, kjo e nërvozoi Halitin, që i reagoi Sejdiut duke i thënë se është hera e fundit që ofendon.

“Unë ta kam dhanë fjalën se kum mendu që fol diçka, është hera e fundit që ofendon kur ta jap fjalën në Kundërshtim me rregulloren”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...