Vuçiq: Serbia e ka vështirë, do të kërkohet njohja e Kosovës - Bota Sot
Vuçiq: Serbia e ka vështirë, do të kërkohet njohja e Kosovës

Aktuale

Vuçiq: Serbia e ka vështirë, do të kërkohet njohja e Kosovës

Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:47
Vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendi i tij është në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, pasi do të kërkohet të njohë pavarësinë e plotë të Kosovës, pa ndarje, në një territor të plotë dhe gjithëpërfshirës.

Vuçiq tha se ai pret në Berlin të kërkohet ndryshimi i formatit të bisedimeve për Kosovën dhe që bisedimet  të vazhdojnë pa heqjen e taksës.

"Nuk do të pajtohem me dialogun pa heqjen e taksës", tha Vuçiq.

Ai tha se do të flasë me presidentin e Kinës dhe Rusisë në Pekin, dhe pastaj do të shkojë në Berlin, ku pritet të ketë takime shumë të vështira me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë.

"I kërkova Kryesisë së SNS të presin përfundimin e bisedimeve me presidentin kinez Xi Jiping, presidentin rus Vladimir Putin, udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Pas kësaj, do të dalë me qëndrim para komitetit të  përgjithshëm”, tha Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...