Media austriake: Merkel do varrosë projektin e ndarjes së Kosovës, ja cila është zgjidhja për veriun - Bota Sot
Media austriake: Merkel do varrosë projektin e ndarjes së Kosovës, ja cila është zgjidhja për veriun

Aktuale

Media austriake: Merkel do varrosë projektin e ndarjes së Kosovës, ja cila është zgjidhja për veriun

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:58

Në 29 prill kancelarja gjermane Angela Merkel do organizojë një samit ballkanik në Berlin. Atje pritet t’i jepet fund diskutimit për ndryshimet e kufijve në baza etnike, shkruan fillimisht media e njohur austriake “Der Standard”.

Ajo i fton dhe të gjithë duhet të vijnë. Krahas Merkelit, në takimin e Ballkanit do marrin pjesë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, shefat e qeverive të Sllovenisë dhe Kroacisë si dhe presidentët e Serbisë dhe Kosovës – Aleksandar Vucic dhe Hashim Thaçi, përcjell foldrejt.com. Sipas diplomatëve, qëllimi i takimit është ti jepet fund shkëmbimit të territoreve ose më konkretisht ndarjes së Kosovës.

Më tutje, media austriake përmend edhe mbështetësit e idesë së ndarjes së Kosovës, duke filluar me shefen e ministrisë së jashtme të BE, Federica Mogherini, komisionerin e zgjerimit europian Johannes Hahn, këshilltarin e sigurisë amerikane John Bolton, si dhe shtetet që e mbështesin ndarjen si Hungaria dhe Austria. Por është Merkel ajo që është rreshtuar strikt kundër të lartëpërmendurve.

Cila është zgjidhja për Kosovën?

“Zyra e kancelares gjermane do propozojë një status special për veriun e Kosovës – që lidhet edhe me idenë e asocacionit të komunave serbe, që është nënshkruar nga Prishtina dhe Beogradi në 2013 në Bruksel,” përcjell foldrejt.com.

Edhe këshilltari politik Ivan Krastev, i cili mbështet ndarjen e Kosovës, thotë se “në këtë sens, tashmë vështirë se do ketë shkëmbim territoresh”.

Frikë të vjetra

Ndarja e Kosovës solli një frikë të madhe te banorët e veriut të Kosovës dhe jugut të Serbisë. Sipas medias austriake, edhe SHBA është distancuar nga mbështetja e ndarjes së Kosovës, pasi ka vërejtur rrezikun e sigurisë në rajon.

Berlini thekson se është mirë të arrihet një marrëveshje e mirë, në vend që të arrihet një marrëveshje e shpejtë. Poashtu Franca kërkon ndërtimin e shteteve ku zbatohet ligji në Ballkan.

Pra koncepti i Vuciqit për “të marrë territor kundrejt statusit” po merr fund, pavarësisht se u mbështet nga shumë europianë. Deputeti i gjelbër gjerman Manuel Sarazzin shprehet: “Kufijtë mbi Ballkanin Perëndimor janë të paprekshëm. Dënimi i Radovan Karaxhiqit na ka kujtuar dhimbshëm se çfarë ndodh, nëse politikanët tentojnë të ndërtojnë shtete etnikisht të pastra. Kjo do ishte tallje me gjithë viktimat e luftës dhe rrezik për paqen në Europë.”

Në fund STANDARD citon edhe diplomatin Albert Rohan, i cili thotë se “popujt e ballkanit duhet të kenë guximin për të tejkaluar idetë mesjetare dhe të jetojnë në shoqëri multi-etnike.”

Nëse do ndahej Kosova, do rrezikoheshin gjithë minoritetet në gjithë shtetet e rajonit./Foldrejt.com

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...