Haradinaj: Pjesëmarrja e batalionit “Atlantiku”, në luftë, shënon ngjarje të veçantë në historinë tonë

Aktuale

Haradinaj: Pjesëmarrja e batalionit “Atlantiku”, në luftë, shënon ngjarje të veçantë në historinë tonë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:06
Mbledhja e qeverise

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të enjten ka pritur në takim delegacionin e Batalionit “Atlantiku”. Shefi i Qeverisë tha se vendimi i tyre për t’u bërë pjesë e luftës është një ngjarje e veçantë e historisë.

Ky i fundit  po ashtu tha se është  nder i jashtëzakonshëm të  takohet me  ish-pjesëtarët e këtij batalioni.

Haradinaj: Vendimi  që të bëheni pjesë e luftës është një ngjarje e veçantë në historinë tonë

(Video) 

“ Vendimi i juaj që të bëheni pjesë e luftës për liri të kombit të juaj, atdheut të juaj dhe njëkohësisht ardhja e juaj për të kryer detyrën ndaj atdheut prej Amerikës edhe prej viseve të tjera, realisht e ka shënuar një ngjarje të veçantë në historinë tonë...Është koincidencë që sot kujtojmë dëshmorët e Prishtinës. Prishtina ka 99 dëshmorë, 79 janë të periudhës së UÇK-së edhe 20 janë të periudhave tjera historike. Njëkohësisht është ditë kur kujtojmë Makovcin, Marevcin, dje Poplekun, nesër Mejën”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se dëshmorët e luftës së fundit duhet të zënë vend, në mënyrë që të mos përsëritet Toplica. 

Haradinaj: Nuk duhet të na përsëritet Toplica

(Video) 

"Dëshira ime është që të rënët për liri të luftërave, ose të luftës së fundit, të fundshekullit që e lamë, të zëjnë vend, nënkupton që të mos lëshojnë vend të tjerëve me vdekë e me ra në fusha të nderit për ato të drejta që i kemi fituar. Populli jonë thotë mos na raftë me harru, dëshira jem është që edhe si bashkëluftëtarë, ky brez i fundit i luftëtarëve shqiptarë me zanë vend. Nëse ky brez i fundit i të rënëve shqiptarë zë vend, atëherë nuk na përsëritet Toplica, është një pjesë e atdheut tonë tash nën Serbi, dhe nuk na përsëriten Toplica të tjera”, ka theksuar Haradinaj.

 Ndërkaq, Hysni Syla nga batalioni "Atlantiku", tha se themelimi i këtij batalioni kishte një mision të veçantë.

Syla: Themelimi i batalionit, kishte një mision të veçantë

(Video)

“ Është një karakteristikë e veçantë e batalionit, sepse në këta batalion marrin pjesë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, nga Shqipëria, nga Maqedonia, në Mal të Zi, Preshevë, Bujanovc, Kosovë, kështu lirisht mund t’i themi Shqipëri në miniaturë. Themeli i këtij batalioni ishte me një mision të posaqëm, për t’i treguar edhe Kosovës edhe Shqipërisë se edhe pse shqiptarët largohen nga atdheu, në momente të caktuara, atëherë kur thërret vendlindja, atëherë kur thërret atdheu shqiptarët janë të gatshëm çdo herë t’i lën shtëpitë e tyre, familjet e tyre edhe t’i përgjigjen atdheut”, tha Syla

Ramush Haradinaj ka nderuar ish-pjesëtarët e këtij batalioni me medaljen  “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, të cilin në emër të batalionit këtë dekoratë e ka pranuar Gani Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat