Në Vjenë, studentët e Kosovës, lënë mbrapa universitetet me renome botërore

Aktuale

Në Vjenë, studentët e Kosovës, lënë mbrapa universitetet me renome botërore

Nga: K.M Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:33
Pamje e studentëve

Gjashtë studentë nga Kosova, Levik Rashiti, Vlera Rexha, Ylli Sadiku, Gerta Ragipi, Zgjim Mikullovci e Donika Bunjaku  në garën e organizuar për fushën e të Drejtës Ndërkombëtare Komerciale dhe Arbitrazhit Ndërkombëtar kanë arritur të rëndisin Universitetin e Prishtinës në mesin e 380  universiteteve më të mira të botës, duke lënë mbrapa, Universitetin e Harvardit, New Yorkut e Yale University.

Ata në këtë garë të quajtur ‘Olimpiada e Drejtësisë’ i ka udhëhequr deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka dhënë lajmin për këtë arritje historike.

Osmani ka thënë se me të drejtë Kosova krenohet pë arritjet në muzikë dhe sport, por thotë se nuk ka asnjë reagim për këtë arritje historike të studentëve nga Kosova.

Deputetja e LDK’së thotë që Kosova duhet të investojë shumë në arsim, bazuar në këtë sukses historik.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat