Bajram Gecaj reagon ndaj Xhavit Halitit për FARK-un - Bota Sot
Bajram Gecaj reagon ndaj Xhavit Halitit për FARK-un

Aktuale

Bajram Gecaj reagon ndaj Xhavit Halitit për FARK-un

Nga: N.Sh Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:39
FARK

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, thotë se, kur ngritët çështja e FARK-ut, gjithmonë del deputeti i PDK-së dhe ish-aktivisti i LPK-së, Xhavit Haliti i cili është më i zëshmi me nxjerrjen e ofendimeve, pezmit dhe vreros ndaj këtij informacioni.

“Duke mohuar ekzistencën e këtyre forcave, të përbëra nga ekspertë të profesionit dhe nga shumë atdhetarë e patriotë të cilët i ishin bashkuar luftës çlirimtare të rreshtuar rreth institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, si nga brenda vendit ashtu edhe nga diaspora, Haliti tenton të përvetësoi dhe të ri-orientoi historinë tonë të lavdishme drejt interesave individuale, parciale e klanore”, shkruan Gecaj në Facebook, transmeton gazeta”Bota sot”.

Gecaj thotë se, faktet dhe të vërtetën nuk do të mund të i mohoj dhe shlyej askush.

“Historinë nuk do të mund ta shkruajnë akterët e këtyre ngjarjeve, por këtë do të bëjnë gjeneratat e reja të historianëve modern e profesionistë!”.

Ja postimi i plotë:

FARK-ofobia!

Është interesant që sapo të ngritët çështja e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), deputeti i PDK-së dhe ish aktivist i LPK-së, Xhavit Haliti, na paraqitet vazhdimisht si njëri nga më të zëshmit në nxjerrjen e ofendimeve, pezmit e vrerës në lidhje me këtë formacion, i cili përbëhej nga njësitet më profesioniste dhe më së miri të organizuar të luftës sonë çlirimtare. Duke mohuar ekzistencën e këtyre forcave, të përbëra nga ekspertë të profesionit dhe nga shumë atdhetarë e patriotë të cilët i ishin bashkuar luftës çlirimtare të rreshtuar rreth institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, si nga brenda vendit ashtu edhe nga diaspora, Haliti tenton të përvetësoi dhe të ri-orientoi historinë tonë të lavdishme drejt interesave individuale, parciale e klanore. Si nuk i bren ndërgjegje këta njerëz se po ofendojnë gjithë këtë armatë luftëtarësh, aktivistësh e patriotësh, çdoherë kur shtrembërojnë faktet, kur mohojnë dhe ofendojnë gjakun e tyre të dredhur për liri, pavarësi e demokraci, duke lënduar kështu jo vetëm luftëtarët në fjalë, por edhe ndjenjat e familjarëve të tyre dhe popullit të Republikës së Kosovës në përgjithësi, të cilët sot gëzojnë lirinë që na solli mundi, djersa dhe gjaku i këtyre atdhetarëve. E kjo, fatkeqësisht, bëhet kryekëput për arsye të pastra politike dhe me qëllim të përvetësimit të padenjë e të pa-dinjitetshëm të fryteve të një lufte epike çlirimtare e gjithëkombëtare! Faktet dhe të vërtetën nuk do të mund t’i mohoi, anashkaloi apo t'i shlyej bash asnjeri nga ne. Historinë nuk do të mund ta shkruajnë akterët e këtyre ngjarjeve, por këtë do të bëjnë gjeneratat e reja të historianëve modern e profesionistë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...