Zeka: 291 personave do t’u jepen lejet për armë - Bota Sot
Zeka: 291 personave do t’u jepen lejet për armë

Aktuale

Zeka: 291 personave do t’u jepen lejet për armë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:37
Izmi Zeka

Zv. ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, në emisioni Frontal ka folur rreth kampanjës së legalizimit të armëve pa leje.

Zeka ka treguar se kjo është hera e parë që një kampanjë e tillë po organizohet nga shteti i Kosovës.

Sipas tij, kjo kampanjë që do të zgjas edhe dy muaj, është suksesshme.

“723 qytetarë kanë aplikuar për legalizim, 291 nga ta kanë marrë pëlqimin për armëmbajtje me leje nga ana e MPB-së deri më sot. 400 euro është kostoja e marrjes së pëlqimit për herë të parë”, tha Zeka.

I pyetur për numrin e armëve legale në duart e politikanëve, Zeka tha se nuk ka informacion për këtë çështje.

“Nuk kam informacione se sa armë janë në duar të politikanëve. Nuk dua të paragjykoj meqë nuk kam informacion për këtë çështje”, tha Zv.ministri Zeka.

Megjithatë, ai ka treguar se janë mbi 200 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...