Haradinaj: S’desha të hy në politikë, njerëzit sot po thonë ‘kah dul more ky hardall, ky kryemadh’

Aktuale

Haradinaj: S’desha të hy në politikë, njerëzit sot po thonë ‘kah dul more ky hardall, ky kryemadh’

Më: 18 prill 2019 Në ora: 21:13
Nasim Haradinaj

Haradinaj në ‘Debat Plus’ e quan veten modest.

‘’20 vjet kam mendu që shokët e mi kanë avancu. Kam dashtë me marrë një shembull që jo patjetër me qenë  unë në politkë. Ndoshta modestia ime e tepërt ka bërë që njerëzit sot të thonë ‘kah dul more ky hardall, ky kryemadh. Modestia ime e tepërt e ka bërë këtë.’’, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka përkujtuar momentin e parë kur ka hyrë në kufi të Kosovës. Ai thotë se bashkë me Nasim Haradinjan kishin ardhur pas 18 viteve.

Madje Zeka ka treguar diçka interesante që i kishte kërkuar Haradinajt.

‘’Bashkë me Nasimin pas 18 viteve, para se me u futë në kufi. Kemi qenë me Nasimin edhe në SHBA. Kur kemi hy në kufi, i thash; Nasim po du me fol me ty diçka. Pashë Zotit, a ma jep besën nëse plagosën, mos mem lanë gjallë. Nasimi ma ktheu: Unë atë punë pa besë ta kry, t\vrasë hiq mos ta nin.’’, ka Zeka.

Ttje ai thekson se në atë betejë është bërë një luftë e madhe.

Vetë fakti që ushtarët kanë hangër  e kanë pi në kazermën e ushtrisë jugosllave, flet edhe dëshmon që aty është bërë një luftë shumë e madhe’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat