Konkursi për rekrutë të FSK-së, faza e dytë e përzgjedhjes nis të martën

Aktuale

Konkursi për rekrutë të FSK-së, faza e dytë e përzgjedhjes nis të martën

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:18
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se të martën e 23 prillit do të fillojë intervistomi i kandidatëve të cilët e kanë kaluar fazën e parë të seleksionimit për rekrutë të FSK-së. Kjo fazë e dytë e përzgjedhjes do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten sipas planit dhe orarit, i cili është publikuar në faqen e Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes. Kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen intervistës, me vete duhet të kenë letërnjoftimin dhe kuponin e aplikimit.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes hapi konkursin për pranimin e 650 rekrutëve të rinj në FSK. Në këtë konkurs aplikuan gjithsej 6759 persona, të cilët i janë nënshtruar fazës së parë të testimit.

Nga faza e parë e testimit bazuar në kriteret dhe standardet e përcaktuara për shërbim në FSK, për të vazhduar garën e mëtejme janë përzgjedhur 1029 kandidatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat