Haxhiu: Gjashtë vite më parë u nënshkrua marrëveshja më e dëmshme Thaçi – Daçiq

Aktuale

Haxhiu: Gjashtë vite më parë u nënshkrua marrëveshja më e dëmshme Thaçi – Daçiq

Më: 19 prill 2019 Në ora: 20:17
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka theksuar se sot gjashtë vjet është nënshkruar marrëveshja më e dëmshme në historinë e pasluftës për Republikën e Kosovës: Marrëveshja Thaçi – Daçiq, e 19 prillit 2013.

“Kjo marrëveshje synonte të instalonte bosnjëzimin e Kosovës, me ç'rast siguronte autonomi për serbët në Kosovë. Ekonominë, sigurinë e shëndetësinë dhe arsimin, sipas kësaj marrëveshje, duhet ta kontrollonin vetëm serbët, në vendbanimet me shumicë serbe”, thotë Haxhiu.

Postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

Sot gjashtë vjet është nënshkruar marrëveshja më e dëmshme në historinë e pasluftës për Republikën e Kosovës: Marrëveshja Thaçi – Daçiq, e 19 prillit 2013.

Kjo marrëveshje synonte të instalonte bosnjëzimin e Kosovës, me ç'rast siguronte autonomi për serbët në Kosovë. Ekonominë, sigurinë e shëndetësinë dhe arsimin, sipas kësaj marrëveshje, duhet ta kontrollonin vetëm serbët, në vendbanimet me shumicë serbe.

Fillimisht decentralizimi i ndau banimet serbe nga ato shqiptare në baza etnike, e me këtë marrëveshje u krijua mundësia për një bashkim të këtyre komunave, duke krijuar një zonë autonome me shumë kompetenca, një pushtet praktikisht të veçantë, sfidues ndaj unitetit republikan të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese pas kundërshtimit të fuqishëm qytetar e opozitar në Kuvend e jashtë tij e hodhi poshtë këtë marrëveshje tradhtare, e cila shkelte në 23 nene frymën e Kushtetutës, por ky projekt e projekte tjera të dëmshme vazhdojnë t'i sillen Republikës së Kosovës.

Por krahas kërcënimeve të tilla edhe më i fuqishëm është vullneti i qytetarëve që sot sikur atëherë nuk do të lejojë as kryeministra e as presidentë që ta cënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat