Ku janë fëmijët e Lavdrim Muhaxherit a u kthyen mbrëmë në Kosovë? - Bota Sot
Ku janë fëmijët e Lavdrim Muhaxherit a u kthyen mbrëmë në Kosovë?

Aktuale

Ku janë fëmijët e Lavdrim Muhaxherit a u kthyen mbrëmë në Kosovë?

Më: 20 prill 2019 Në ora: 15:46
Lavdrim Muhaxheri

Janë nëntë fëmijë të kthyer nga Siria në Kosovë pa prindër. U dyshua se dy prej tyre janë të Lavdrim Muhaxherit- ish drejtuesi i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.

Në mesin e 110 personave të kthyer nga Siria në Kosovë janë gjithësej 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë- 9 prej tyre pa prindër. Por a janë dy nga ta të Lavdrim Muhaxherit.

Express e ka konfirmuar përmes burimeve të saja se Lavdrim Muhaxheri ishte i martuar me një grua nga Shqipëria dhe kjo është arsyeja pse ata nuk ndodhen në Kosovë si fëmijët e tjerë.

Ndryshe, mbrëmë, në Kosovë janë kthyer 110 shtetas nga Kosova që kishin qenë pjesëmarrës në luftën në Siri. Bëhet fjalë për 4 luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë (përfshirë 9 fëmijë pa prindër).

Kthimi i kosovarëve nga Siria u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga forcat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Të kthyerit nga Siria në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë dërguar në qendrën për azil në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës. Shteti ka garantuar se atyre do t’u bëhen kontrollat mjekësore si dhe do të punohet që të njejtit të integrohen në shoqëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...