Themelorja pritet të vendos për të dyshuarit që ishin në ISIS - Bota Sot
Themelorja pritet të vendos për të dyshuarit që ishin në ISIS

Aktuale

Themelorja pritet të vendos për të dyshuarit që ishin në ISIS

Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:04
Ilustrim

Kontrollet mjekësor po vazhdojnë edhe sot në Qendrën e azilkërkuesve në Vranidoll të Prishtinës, ku po qëndrojnë të kthyerit nga Siria. Ndërkohë, të arrestuarit do të dalin para gjykatës ku pritet t’iu vazhdohet paraburgimi.

Katër personat e kthyer nga Siria në Kosovë, Agon Misini, Arijan Kryeziu (Krujezi) dhe Visar Qukovci me urdhër të Prokurorisë Speciale, janë ndaluar për 48 orë.

Ndërsa, të miturit Rexhë Tafaj, dje iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në luftime në zonat e konfliktit në Siri në kuadër të grupit terrorist ISIS.

Për ta sot do të mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku pritet t’iu vazhdohet paraburgimi.

Përndryshe, në oborrin e kësaj qendre po lozin vetëm fëmijët, por deri thash nuk është parë ndonjë familjarë në Qendrën e azilkërkuesve në Vranidoll të Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...