Kolona të gjata në Merdare dhe në Dhe të Bardhë

Aktuale

Kolona të gjata në Merdare dhe në Dhe të Bardhë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 13:17
Pamje nga kolonat

Gjatë kalimit nëpër pikat kufitare mërgimtarëve po u duhet të presin deri në tri orë. Në dalje të pikës kufitare të Merdares kolonat janë mjaft të gjata.

“Pritja në Merdare, në dalje, aktualisht është nga 150 deri në 180 minuta, derisa më e vogël është ajo në pikën kufitare të Dheut të Bardhë. Të gjithë ata që kalojnë te kufiri i Dheut të Bardhë po detyrohen të presin deri në 60 minuta”, thuhet në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Sipas të dhënave të QKMK-së, për dallim nga pika kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, në pikat tjera kufitare nuk ka fare pritje dhe se qarkullimi i automjeteve po bëhet pa ndonjë pengesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat