Vrasja në lagjen Dardania, flasin fqinjët

Aktuale

Vrasja në lagjen Dardania, flasin fqinjët

Më: 22 prill 2019 Në ora: 14:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur minuta me parë në lagjen Dardani në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë se Policia fillimisht ka marrë informacionin se në rrugën “Bill Kllinton”, për një vdekje të dyshimtë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor  ne vendngjarje”, ka treguar Ahmeti.

E për këtë rast kanë folur edhe fqinjët e personave që kanë humbur jetën.

Ata kanë thënë se i dyshuari që vrau, gruan, renë e tij, e më pas edhe vetën, ka pasur edhe probleme mendore.

Ata  kanë thënë se i njëjti ishte lajmëruar edhe në Polici nga familjarët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat