Hoti i futet sërish garës për të parin e LDK-së në Rahovec

Aktuale

Hoti i futet sërish garës për të parin e LDK-së në Rahovec

Më: 22 prill 2019 Në ora: 19:56
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti do t’i hyjë garës për kryetar të kësaj partie në komunën e Rahovecit.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ku ka shkruar se “me kërkesë të shumë bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve, përfshirë nëndegën time në Ratkoc, unë do të kërkoj besimin e delegatëve për të udhëhequr Degën e LDK-së në Rahovec edhe për një mandat.”

Ka thënë se të zgjedhim aktivistët më të devotshëm dhe më të përkushtuar në strukturat e larta të Degës

“Na presin shumë punë përpara. Besimi i qytetarëve në LDK po forcohet çdo ditë. Kjo është përgjegjësi për ne, për LDK-në si partia më e vjetër në Kosovë që ka vënë themelet e shtetit të Kosovës. Duhet të përgatitemi për të marrë përsipër sfidat e forcimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës. Do të zgjedhim aktivistët më të devotshëm dhe më të përkushtuar në strukturat e larta të Degës”, ka përfunduar shkrimin e tij Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat