‘Përfitues grantesh’. ‘Ti që bën thirrje për vëllavrasje’ – Përplasja në distancë mes Albin Kurtit dhe Blerand Stavilecit - Bota Sot
‘Përfitues grantesh’. ‘Ti që bën thirrje për vëllavrasje’ – Përplasja në distancë mes Albin Kurtit dhe Blerand Stavilecit

Aktuale

‘Përfitues grantesh’. ‘Ti që bën thirrje për vëllavrasje’ – Përplasja në distancë mes Albin Kurtit dhe Blerand Stavilecit

Më: 24 prill 2019 Në ora: 11:10
Blerand Stavileci dhe Albin Kurti

Dje kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, gjatë një tubimi me qytetarë në Klinë, ka përmendur këshilltarin e kryekuvendarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci. Kurti ka thënë se Stavileci është duke përfituar grante nga shteti.

 “Këta vjedhin edhe te subvencionet e fermerëve, siç e dimë. Vjedhin me letra e pa to. Hartojnë gjoja “masa të posaçme” sa për ta krijuar një vegëz që paratë të dalin nga buxheti i shtetit e të kenë mundësi të sajojnë lista me njerëzit e tyre të afërt.  Vetëm për këtë masën e veçantë, praktikisht u vodhën 3 milionë euro nga buxheti. Ky buxhet ishte buxhet i bujqësisë dedikuar fermerëve tanë. Këto 3 milionë euro i morën tre përfitues. Tre emra aksionarësh rezultojnë të jenë përfitues në dy grante. E midis tyre Këshilltari i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci, e krahas tij dhe kompania Otvic, e mikut të Kryeministrit dhe shefit të Rikallos, famëkeqit Radojçiq”, ka thënë Kurti.

Pas kësaj, ka reaguar Blerand Stavileci, i cili e ka quajtur Kurtin ‘një kokë të marrë’. Ai shkruajti:

Një kokë e marrë si ti!

Ti që e ke mendjen e korruptuar dhe idetë e sëmura,
ti që bëre thirrje për vëllavrasje duke u thënë shokëve të tu se në Kosovë bëhet mirë atëherë kur nis të derdhet gjaku,
ti që s’le të zezë pa bërë për të nxitur luftë qytetare në vendin tënd, jo në Norvegji, por në Kosovë,
ti që ndikove në vetëvrasjet e shokëve të tu,
ti mendje patologjikisht e korruptuar, nga e cila burojnë ide të zeza për shokët dhe bashkëkombasit, jo norvegjezët, por shqiptarët, paske nisur edhe të shpifësh!

Urime edhe ky mision o dështak i lindur, që së voni nise ta vendosësh edhe kravatën duke i dhënë vulën përfundimtare palaçllëkut tënd!

Për shpifjen në fjalë jep fakte një nga një dhe eja ballafaqohemi ligjërisht!

Për punën time si ministër kudo që kam qenë eja dhe ballafaqohemi publikisht!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...