VV: Kosovës i kushton shumë një prokuror që nuk vepron - Bota Sot
VV: Kosovës i kushton shumë një prokuror që nuk vepron

Aktuale

VV: Kosovës i kushton shumë një prokuror që nuk vepron

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:02
Albulena Haxhiu, në një konferencë për media bashkë me Glauk Konjufcën

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje para protestës së paralajmëruar për ditën e premte para Prokurorisë së Shtetit, përmes një konference për media ka dhënë arsyet se pse kanë zgjedhur këtë vend për të protestuar kundër ‘PANhajnisë’.

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka dështuar t’i realizojë dy premtimet e dhëna para emërimit në këtë pozitë: Luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe hetimin e krimeve të luftës.

Haxhiu: PANhajnia nuk do të ishte në pushtet nëse do të kishte veprim të Prokurorisë

“PanHajnia nuk do të ishte kë këmbë e as nuk do të ishte në pushtet nëse do të kishte veprim të prokurorisë ndaj skandaleve qeveritare… në vend të prezantimit të një platforme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit  kryeprokurori Lumezi përmendi dy premtime publike: E para ishte luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit që nuk ndodhi asnjëherë dhe e dyta ishte hetimi i krimeve të luftës që poashtu asnjëherë nuk u morën seriozisht me krimet e luftës”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se si pasojë e mungesës së një prokurorie të mirëfilltë, Kosova vazhdon të jetë vendi më i varfër për shkak të korrupsionit. E pikërisht për këtë arsye, Haxhiu thotë se  qytetarët e Kosovës po lëshojnë vendin.  Sipas saj, korrupsioni po ndodhë para syve të  Prokurorisë.

Haxhiu i ka drejtuar disa pyetje publike  kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, përfshirë edhe atë se a ka pasur hetime për siç thotë ajo shpenzimet e parasë publike për librin personal të presidentit Hashim Thaçi.

Haxhiu:  A ka pasur hetime për shpenzime të parasë publike për librin personal të Thaçit

“Ku kanë ngecur hetimet për vendimin e qeverisë për ngritjen e pagave për vete. Pse është e vështirë për Prokurorinë të  ngrisë aktakuza për këtë rast, për këtë vepër penale është jashtëzakonisht e thjeshtë. Që një vit qeveria Haradinaj është nën hetim nga Prokuroria dhe ende  nuk ka aktakuza për këtë vendi,. A ka pasur hetime mbi favorizime që kryeministri bën njerëzve të tij.  A ka pasur hetime për 53 milionët e dhuruara Bektel Enkas nëse po ku kanë mbërritur hetimet. A ka pasur hetimet mbi kontratën e dëmshme  Contour Global me anë të së cilët janë shkelur disa ligje, dhe ku janë marrë vesh që pronat publike në mënyrë joligjore të shitet  10 hektarë për 10 euro. A ka pasur hetime për keqpërdorimet e raportuara nga Ministria e Bujqësisë me subvencione. Ose rasti I fundit vëllai ish ministrit Nenad Rikallos , pa shkuar fare  në punë ka marrë pagë nga shteti. A ka pasur hetime për shpenzime të parasë publike për librin personal të Hashm Thaçit dhe për lobimin e projektit për shkëmbimin territorial”, pyet Haxhiu.

Ajo ka pyetur nëse ka  pasur edhe hetime për abuzim me punësime në PTK, hetime për gurëthyesit e paligjshëm, për vjedhje e fletarëve nga ZRRE, hetimet për krimet e luftës, dhunimet seksuale, dhunën ndaj grave. E të tjera.

Haxhiu shoti se ‘Kosovës i kushton shumë një kryeprokuror që nuk vepron’.

E shefi i GP të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili e ka  quajtur ndërhyrje në drejtësi protestën e paralajmëruar të VV-së para  Prokurorisë së Shtetit.

Konjufca tha se është e habitshme se si një institucion i tillë nuk e kupton të drejtën elementare për protestë paqësore.

Konjufca: Protesta paqësore garantohet  edhe me Kushtetutë

“Ata nuk e kuptojnë një të drejt elementare njerëzore që garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, edhe me konventat ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut që është e drejta paqësore e njerëzve për t’u grumbulluar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore për ta shprehur pakënaqësinë e vet.. pikërisht ata që po ankohen që po ka ndërhyrje në drejtësi, janë vet ata shembulli i gjallë se si  pushteti ka ndërhyrë në Drejtësi. Sepse po flasim KPK-në dhe aty e kemi  për Bahri Hysenin i cili është katapultuar drejtpërdrejt prej pushtetit e në krye të KPK-së. Siç e dini ju ai është një prej protagonistëve të aferës “PRONTO”, pra ai djali që nëse ju kujtohet ‘që nuk ka pas KUnkUru’, tha Konjufca.

Vetëvendosje e pyet Lumezin se a kanë filluar hetimet për shpenzimet e Thaçit për libra e lobim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media bashkë me Glauk Konjufcën kanë folur rreth protestës që do ta mbajnë të premten përpara Prokurorisë së Shtetit.

Kjo pasi sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Lumezi për gjithë këto vite ka dështuar që të realizojë dy premtimet e tij për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe hetimit të krimeve të luftës.

“Lëvizja Vetëvendosje do të nisë të premten me protesta kundër PANHajnisë, para ndërtesës së Prokurorisë së Shtetit. Nëse do të kishte veprim të Prokurorisë, nuk do të kishte skandale të tilla. Në vend të prezantimit të një platforme, Aleksander Lumezi i përmendi dy premtime: Luftimin e krimit dhe korrupsionit, që nuk ndodhi asnjëherë, dhe hetimi i krimeve të luftës, gjë që nuk ndodhi”, ka thënë ajo para mediave.

Sipas tyre, gjatë kësaj kohe derisa Lumezi drejton Prokurorinë e Shtetit skandalet vetëm sa janë rritur.

Haxhiu thotë se në një shtet normal do të duhej që abuzuesit të frikësoheshin nga prokurorët, por në Kosovë ndodh e kundërta.

“Korrupsioni po ndodh para syve të Prokurorisë. Në një shtet normal, abuzuesit do të duhej të kishin frikë nga prokurori, por në Kosovë po ndodh e kundërta”, ka shtuar ajo.

Ndër të tjera, Haxhiu ka drejtuar një listë pyetjes drejt Lumezit, se deri ku kanë shkuar hetimet për vendimin e rritjes së pagave nga Qeveria Haradinaj, favorizimet që po iu bëhen të afërmeve, për 53 milionët e Bechtel Enkas, rastin e Contour Globalit, Subvencionet te Ministrisë së Bujqësisë, dhe për librin personal të Hashim Thaçit dhe për lobimin që ka bërë ai për idenë e korrigjimit të kufijve.

Ajo në fund ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen kësaj proteste të premten në orën 11:55 përpara ndërtesës së Prokurorisë së Shtetit.

Ndërsa, Glauk Konjufca thotë se gjatë kësaj periudhe që kryeprokurori Lumezi ka drejtuar Prokurorinë e Shtetit, krimi dhe korrupsioni janë në nivelin më të lartë.

“Ai e lozte rolin e një djali urban, pa të kaluar kriminale, që po vjen në krye të zyrës më të rëndësishme, për të luftuar krimin e organizuar. Por pas gjithë këtyre viteve sa është në krye të prokurorisë, them që krimi i organizuar në Kosovë kurrë nuk ka qenë më i madh se sot, dhe korrupsioni  kurrë s’ka qenë më i guximshëm se sot”, ka thënë Konjufca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...