Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka kritikuar Bashkimin Evropian, për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ben-Meir ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret që i ka kërkuar BE-ja për liberalizim.
Por, sipas tij, vendimi për vonim të liberalizimit të vizave për Kosovën, do ta kënaqë Serbinë dhe Rusinë, përcjell Bota sot.
“Vendimi i BE-së për të vonuar përsëri liberalizimin e vizave për Kosovën, do të kënaqë Serbinë dhe Rusinë. Kosova ka bërë gjithçka që ka kërkuar BE-ja”, ka thënë profesori amerikan.
Ai ka akuzuar BE-në për humbje të besueshmërinë, duke thënë se BE duhet të gjejë mënyra për të kapërcyer brengat mbi sigurinë.
“Mohimi i liberalizimit të vizave tani është duke dëmtuar besueshmërinë e BE-së. Brengat e BE-së mbi sigurinë janë të ligjshme, por ka mënyra për ta kapërcyer këtë”, ka deklaruar Alon Ben-Meir./BS