Lumezi me ambasadoren e Holandës, diskutojnë për sundim të ligjit - Bota Sot
Lumezi me ambasadoren e Holandës, diskutojnë për sundim të ligjit

Aktuale

Lumezi me ambasadoren e Holandës, diskutojnë për sundim të ligjit

Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:22
Pamje nga takimi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi e njoftoi ambasadoren Willems me të arriturat dhe rezultatet e Prokurorit të Shtetit në luftimin dhe ndëshkimin e të gjitha veprave penale, në veçanti, luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe veprimtarive të tjera kriminale, të cilat cenojnë rendin dhe ligjin në Republikën e Kosovës.

 

Kryeprokurori i Shtetit ka folur edhe për reformat e kryera në legjislacionin penal dhe për ecurinë e zbatimit të tyre, që po ndikojnë në ngritjen e efikasitetit në luftimin e veprave të kundërligjshme.

 “Reformat e bëra në legjislacionin penal janë të rëndësishme, mirëpo më e rëndësishme është zbatimi i tyre. Kjo varet shumë nga etika dhe integriteti i prokurorëve dhe gjyqtarëve”, ka thënë mes tjerash Kryeprokurori i Shtetit.

Tutje, kryeprokurori Lumezi, ka njoftuar ambasadoren Willems edhe për angazhimin në forcimin e mekanizmave përgjegjës, që kontribuojnë në avancimin e rolit, misionit dhe vlerave të integritetit, profesionalizmit, llogaridhënies, pavarësisë dhe transparencës së sistemit prokurorial.

Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadorja e Holandës janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit për zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Ndërkaq, ambasadorja holandeze, Gerrie Willems, ka përgëzuar Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, për punën dhe rezultatet e arritura, duke konfirmuar mbështetjen e saj për sistemin prokurorial në konsolidimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Ne shohim zhvillime pozitive në përmirësimin e sundimit të ligjit. Dua t’ju përgëzoj për punën që po bëni dhe e di që kjo kërkon guxim nga ana e juaj”, ka thënë ndër të tjera, ambasadorja Willems. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...